“Kovaçiq i mirëpritur tek Inter”

Sporti

“Kovaçiq i mirëpritur tek Inter”

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 18:45
Mateo Kovaçiq

Drejtori sportiv i Inter, Piero Ausilio ka thënë se dera është gjithmonë e hapur për kthimin e Mateo Kovaçiq në San Siro, por shpreson që ai të bëhet i madh tek Real Madrid.

Kovaçiq u largua nga Inter vitin e shkuar, por ka pasur një edicion të vështirë me Los Blancos, duke luajtur shumë pak takime në La Liga.

Kroati dëshoi të jetë në listën e lojtarëve të preferuar të Zinedine Zidane, duke mos u futuar as në 18-shen për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid, ndaj përflitet shumë një largim i mundshëm i tij nga Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat