Ali nuk fliste me djalin e tij prej vitesh

Mediale Vip

Ali nuk fliste me djalin e tij prej vitesh

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 18:35
Muhammad Ali Jr

Muhammad Ali dhe djali i tij i vetëm nuk flisnin prej vitesh me njëri tjetrin.

Djali i Ali-së, Muhammad Ali Jr, jeton në varfëri tash e disa vite në një nga lagjet më famëkeqe të Chicagos në pjesën Jugore, shkruan Daily Mail.

Në intervistën e fundit, vetëm dy muaj para se t’i vdiste babai, Ali Jr e pranonte se as që i interesonte çfarë po ndodhte me babin e tij dhe tash e sa kohë po e kërkonte gjyshin nga nëna, i cili ironikisht vuan po ashtu nga Parkinsoni.

43 vjeçari jeton nga lëmosha bashkë me gruan e tij Shaakira dhe dy fëmijët, Ameera dhe Shakera.

Ali Jr ishte në kontakt me motrat e tij, por ai kishte thënë se kurrë nuk flet me to për babin.

Aliu i Ri, që është djali i gruas së parë të Ali-së, Khalilahs tregon; Po mundohem ta jetojë jetën time dhe të jem i mirë. Atë (Muhammad Ali-në) e kam parë në ditëlindjen e tij të 72-të dhe në të 73-të, pata kënduar edhe unë ‘Shumë urime’, për të, por asgjë në këmbim nuk mora nga ai, nuk përgjigjej – e dija se e kishte nga sëmundja. E dija se ishte në një gjendje vërtetë të keqe”.

“Nuk flas për babai me motrat, nuk kam kujt t’i besoj për asgjë ndaj as nuk flas me ask”.

“Thënë të vërtetën nuk është se më intereson më fakti që jam ndarë nga familja”, kishte thënë i biri i Ali-së, në këtë intervistë dy muaj para se boksieri të ndërronte jetë.

Në artikull nuk tregohet përse ishin ndarë Ali dhe djali i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat