Audi prezanton modelet e reja A5 dhe S5

Teknologji

Audi prezanton modelet e reja A5 dhe S5

Më: 4 qershor 2016 Në ora: 18:10
Audi

Gjiganti gjerman, Audi, ka shpalosur modelet e reja A5 dhe S5 në Gjermani.

“Kemi më shumë performancë dhe efikasitet më të lartë, më shumë hapësirë dhe specifikat sjellin këto modele në nivelin e automobilave luksozë”, ka thënë Rupert Studler, drejtori i Audi.

Audi A5 vjen në pesë lloje motorësh në Evropë, por nuk janë treguar detaje të shumta për modelin.

Ndërsa për modelin S5, vetura e re vjen me motor 3.0-litërsh V6 me 354 kuajfuqi. Sprintin prej 0 në 100 kilometra në orë, Audi i ri e arrin për vetëm 4.7 sekonda.

Mund të zgjidhet edhe modelet me motor 2.0-litërsh TFSI me 188 kuajfuqi.

Veturat e reja dalin në shitje në vjeshtë me një çmim prej më shumë se 40 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat