Haradinaj: Isa e Hashimi kanë me u ngul keq nëse nuk e korrigjojnë demarkacionin

Lajme

Haradinaj: Isa e Hashimi kanë me u ngul keq nëse nuk e korrigjojnë demarkacionin

Më: 6 maj 2016 Në ora: 20:15

Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj thotë se demarkacioni me Malin e Zi në formën aktuale nuk do të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës me asnjë kusht. Tha se Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit do tu dështoj përpjekja e tillë.

“Mundet me u krye kjo punë, kanë mundësi këta me e korrigju gabimin këta që e kanë bo. Në këtë rast Mustafa, Thaçi dhe Meha. Me diskutu me Malin e Zi me i kthy pikat ne kufinit në Çakorr dhe në Kullë të Zhlepit dhe me u ratifiku. Në të kundërtën s’ka ratifikim. Këta po gënjejnë. Kjo gënjeshtër s’mundet me u fsheh gjithë jetën. Ekziston një shprehje ‘kadal beg se ka hendek’, këtyre ju ka shku lehtë në shumë tema por në këtë temë kanë me u ngul keq në rast se vazhdojnë në këtë drejtim dhe nuk e korrigjojnë”, tha Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat