AAK e quan të parëndësishëm takimin Thaçi-Haradinaj

Lajme

AAK e quan të parëndësishëm takimin Thaçi-Haradinaj

Më: 6 maj 2016 Në ora: 19:44

Në AAK takimin në mes të Presidentit Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinajt e quajnë të parëndësishëm, madje sipas Pal Lekajt ishte Presidenti Thaçi ai që i ishte ofruar Haradinajt te tavolina.

“Sa i përket takimit të djeshëm mendoj se për qytetarët e Kosovës ka qenë ditë historike ta quajë sepse u mor lajmi i shumëpritur për liberalizimin e vizave prandaj në këto ngjarje mund të ndodhin edhe takime të rastësishme, por sidomos dje kur z.Haradinaj ka qenë me z.Krasniqi në tavolinë dhe i është ofruar z.Thaçi dhe edhe në kodin etik edhe familjar edhe në kodin e komunikimit do të thotë nuk ka mund të refuzohet”, tha Lekaj.

Lekaj thotë se ky takim në mes të Thaçit dhe Haradinajt nuk do të thotë se janë ofruar qëndrimet.

“Nuk është që jemi përafruar me Qeverinë apo me koalicionin aktual qeverisës, përkundrazi ne do të kundërshtojmë me 14 maj dhe qytetarët do ta thonë të vetën dhe qëndrueshmërinë e tyre për të kundërshtuar këtë Qeveri”, tha Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat