Nismës së Prishtinës i bashkohen mbi 50 anëtarë të rinj

Lajme

Nismës së Prishtinës i bashkohen mbi 50 anëtarë të rinj

Më: 6 maj 2016 Në ora: 19:36

Nisma për Kosovën nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se sot në degën e Nismës në Prishtinë sot kanë aderuar mbi 50 intelektualë të rinj, profesorë universitar, kuadra të shkolluar brenda dhe jashtë vendit.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i Nisma's, Fatmir Limaj, anëtarë të kryesisë dhe deputetë të Nisma's.

“Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, anëtarëve më të rinj te Nismës në Prishtinë, ju ka uruar mirëseardhje në shtëpinë e vetme socialdemokrate në vend, atë të Nismës për Kosovën”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo parti.

Siq ceket në komunikatë kryetari i Nisma’s, Fatmir Limaj, ka falënderuar anëtarët më të rinj të Nismës në Prishtinë, dhe i ka ftuar që të angazhohen në fuqizimin e Nismës, subjektit që do të sjell ndryshimin në vend.

Kryetari Limaj së bashku me kryetarin e Këshillit Jakup Krasniqi, dhe kryetarin e dëgës se Nismës në Prishtinë, Shyqiri Bytyqi, kanë ndarë edhe libreza anëtarësie për anëtarët më te rinj të Nismës në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat