Reagon LDK-ja

Lajme

Reagon LDK-ja

Më: 6 maj 2016 Në ora: 19:27

Lidhja Demokratike e Kosovës reagon ndaj deklaratës së Agron Demi, drejtues i Institutit GAP, i cili përmes rrjeteve sociale ka thënë se zyrat qendrore të LDK-së janë të uzurpuara.

"LDK-ja sqaron opinionin se kjo është një shpifje e radhës e z. Demi, i cili është shndërruar në zëdhënës joformal të një subjekti politik.

Z. Demi, ka dëmtuar rëndë edhe imazhin e Institutit GAP, duke e vënë atë në shërbim të plotë të krerëve të kryeqytetit, familjarët e të cilëve, punojnë në këtë institut.

Andaj, zoti Demi, duhet të heq dorë nga akuzat e rrejshme si dhe keqpërdorimi i Institutit GAP dhe pozitës së respektuar të këtij Instituti në shoqërinë civile kosovare, për realizimin e synimeve të tij meskine politike", thuhet në njoftimin e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat