Eurodeputeti gjerman thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën ishte i vonuar

Lajme

Eurodeputeti gjerman thotë se liberalizimi i vizave për Kosovën ishte i vonuar

Më: 6 maj 2016 Në ora: 17:39

Pas propozimit për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Komisioni Evropian të mërkurën, Zëvendëskryetari i Partisë progresive gjermane S&D në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, ka thënë se heqja e vizave për Kosovën është një “lajm i mirë, edhe pse i vonuar”.

Fleckenstein shprehu mbështetjen e plotë të tij për rekomandimin për heqjen e vizave, dhe tha se shumë shpejtë duhet të jepet drita e gjelbër për implementimin e këtij vendimi.

“Unë e mirëpresë dhe e mbështesë plotësisht rekomandimin për heqjen e vizave ndaj Kosovës. Sot për sot, Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkan që nuk mund të lëvizë i lirë në Evropë. Për këtë liberalizimi i vizave është një hap i rëndësishëm që do të forcoj ekonominë e Kosovës”, tha Fleckenstein.

Ai shprehu mbështetje dhe mirëseardhje edhe për dy vendet e tjera që fituan rekomandimin për heqjen e vizave, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Implementimi i kësaj marrëveshjeje do të kalojë në parlamentin Evropian dhe Këshillin e Ministrave të cilët do ta marrin vendimin përfundimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat