Rudi: Thuhet që e njëjta armë që e ka vra Xhemajl Mustafën e ka vra edhe Fetah Rudin

Lajme

Rudi: Thuhet që e njëjta armë që e ka vra Xhemajl Mustafën e ka vra edhe Fetah Rudin

Më: 6 maj 2016 Në ora: 17:31

“Ka ardhur tashmë i ndjeri Agim Zogaj 4-5 herë, ka treguar që “shkaku yt, mua po duan të më mbysin”. E Kam pyetur se çka t`kam bërë unë, më tha sepse nuk të kam vra të në filan vendi. E pyeta a je mirë apo jo, se nesër fillon ndonjë punë, tha nëse fillon, unë dal dëshmitar, që unë kam qenë i obliguar prej Fatmir Limës”, thotë Rudi.

Ju e përmendët SHIK-un dhe faktin se i dini tre individë që kanë qenë të përfshirë, a mund t`i lidhni ju këta tre individë me SHIK-un, a e dini se janë pjesë e kësaj organizate dhe janë politikisht të lidhur me këto struktura?

Fetah Rudi: Dihet se edhe një Prokuror i Kosovës në atë kohë e ka hetuar rastin e Xhemajl Mustafës, ka shkuar deri afër zbulimit dhe thuhet që e njëjta armë që e ka vra Xhemajl Mustafën e ka vra edhe Fetah Rudin. E atë armë dikush prej Policisë së Kosovës e ka. Arma është gjetur tek personat e aksidentuar.

Pra ju po thoni që tentimvrasja ndaj jush është e lidhur me vrasjen ndaj aktivistëve të tjerë, duke përfshirë z. Xhemajl dhe të tjerëve aktivistë të LDK-së që ka ndodhur në vitin pjesërisht 99, 2000, 2001, d.m.th pjesë e së njëjtës fushatë?

Fetah Rudi: Po, ka qenë edhe vrasja e Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, Shaban Manajt, e shumë veprimtarëve të tjerë. Edhe në varrimin e Xhemajl Mustafës që kam qenë, duke u kthyer nga Gllavniku i Podujevës, kam pasur kërcënime. Mirëpo, i kam kaluar.

Thatë se makina është aksidentuar të njëjten ditë pas tentimvrasjes ndaj jush dhe këta tre persona kanë pasur aksident me të njëjten makinë, është gjetur revolja me të cilën është kryer akti dhe ata persona nuk janë arrestuar kurrë?

Fetah Rudi: Jo ata persona janë të mbytur, që të tre kanë vdekur atë ditë. Pra kësaj ngjarjeje të 15 dhjetorit, në bazë të informacioneve që kanë dalur në mjetet e informimit, unë kam qenë i kërcënuar edhe në mbylljen e fushatës së atij viti në stadium. Njerëzit që e kanë përgatitur vrasjen time në stadium, ka qenë edhe dëshmitari X.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat