Mot i paqëndrueshëm edhe gjatë fundjavës

Lajme

Mot i paqëndrueshëm edhe gjatë fundjavës

Më: 6 maj 2016 Në ora: 17:12

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë fundjavës në Kosovë të mbajë mot i ndryshueshëm, i shoqëruar me diell, vranësira të dendura, dhe me mundësinë që në lokacione të caktuara të ketë reshje shiu të intensitetit të dobët dhe mesatar.

“Temperaturat minimale do te lëvizin ndërmjet 6-8 grade Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, gjatë java e ardhshme, sipas IHMK-së, pritet të jete më e nxehtë me temperatura maksimale deri në 22 gradë Celsius.

Instituti parashikon që do të ketë edhe riga shiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat