Isa Mustafa: Demarkacioni me Malin e Zi do të ratifikohet para pushimit veror të Kuvendit

Lajme

Isa Mustafa: Demarkacioni me Malin e Zi do të ratifikohet para pushimit veror të Kuvendit

Më: 6 maj 2016 Në ora: 16:40

I pari i Qeverisë, Isa Mustafa, ka folur edhe për çështjen e demarkacionit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

“Demarkacioni duhet të zgjidhet sa më shpejt se nuk kemi afat shumë të madh pasi që vjen koha e pushimeve të parlamentit. Që nga java e ardhme do te bisedoj me kryetarin e parlamentit dhe me presidentin dhe do të zgjedhim kur do të bëhet procedimi. Janë vërejtje që mund të ratifikohen. edhe pala malazeze ka deklaruar se nesh ka ndodhur ndonjë gabim do të përmirësohet. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar”, ka thënë Mustafa.

Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi është kushti kryesor që Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian ta miratojë liberalizimin e vizave, e që pritet të ndodh brenda 90 ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat