Erdogan: Nuk ndryshojmë ligjet anti-terror për vizat, ju në rrugën tuaj ne në tonën

Lajme

Erdogan: Nuk ndryshojmë ligjet anti-terror për vizat, ju në rrugën tuaj ne në tonën

Më: 6 maj 2016 Në ora: 16:39

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka porositur Bashkimin Evropian se nuk do të ndryshojë ligjet anti-terroriste si kusht për liberalizimin e vizave që ofron Brukseli.

“Ju në rrugën tuaj, ne në tonën”, ka deklaruar Erdogan.

Mesazhi që Erdogan ia dërgoi BE-së vjen vetëm një ditë pasi dha dorëheqje kryeministri turk Ahmet Davutoglu, i cili kishte negociuar me Bashkimin Evropian për regjimin e vizave si dhe marrëveshjen për ndaljen e valës së refugjatëve.

Evropa i ka kërkuar Turqisë të përmbushë pesë kritere, në mënyrë që qytetarët e saj të mund të udhëtojnë pa viza nëpër Evropë, kurse në mesin e tyre është ndryshimi i ligjit për anti-terrorizmin në përputhje me rregulloret në Evropë.

Erdogan nuk dëshiron të lëshojë pe lidhur me këtë çështje, pasi sipas tij Turqia është nën kërcënim të vazhdueshëm të terrorizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat