Mustafa flet për pasurinë e tij dhe jetën në politikë

Lajme

Mustafa flet për pasurinë e tij dhe jetën në politikë

Më: 6 maj 2016 Në ora: 16:26

Kryeministri i vendit Isa Mustafa në një konferencë për medie ka thënë se pasuria e tij është ajo që e ka deklaruar në Agjencinë Kosovare kundër korrupsionit, ndërsa pozita e tij në skenën politike është vulosur nga vota e qytetarëve.

“Sa i përket personalitet tim në polikë këtë e përcakton qytetari i Kosovës. Votat që i kam marrë dhe autoritet im që e kam ndërtuar nëpër postet e ndryshme politike që kam mbajtur mund ta gjykojnë qetarët e Kosovës, populli i vendit dhe nga kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

“E gjithë pasuria ime është ajo që e kam paraqitur para institucioneve që detyrohem dhe jam i obliguar me ligj. Sa i përket stadiumit të Klubit futbollistik Prishtina, kam marrë pjesë si aksionar me 6000 mijë euro dhe më nuk e kam asnjë aksion në Klubin Prishtina”.

“Vlera e tanishme e aksioneve të mija në Rinivest është rritur si pasojë e vlerës së tregut dhe këto aksione janë publike. Mustafa ka folur edhe për pasurinë e djemve të tij, e cila ka thënë se është krejtësisht e ligjshme dhe ka ftuar gazetarët ta hetojnë atë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat