Kuçi për BBC: Kosova ka potencial në futboll

Lajme

Kuçi për BBC: Kosova ka potencial në futboll

Më: 6 maj 2016 Në ora: 16:23

Kosova kanë potencial për t’i befasuar shumë skuadra. Kështu është shprehur ish-futbollisti i Crystal Palace dhe Swansea Cityt, Shefki Kuçi në një intervistë për BBC-në.

39-vjeçari nga Vushtrria është shprehur i lumtur që Kosova është bërë anëtarja e 55-të e UEFA-s në fillim të kësaj jave dhe beson në potencialin që ka në futboll. “Njerëzit në Kosovë janë shumë të pasionuar për futbollin e tyre. Kosova është një vend i vogël, por ka numër të madh të talenteve në tërë Evropën”, ka theksuar Kuçi për BBC.

BBC në tekstin e saj rikujton se mesfushori i Watfordit, Valon Behrami dhe mesfushori i Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri kanë lindur në Kosovë, por luajnë për Zvicrën. BBC nga burimet e saj ka kuptuar se ekziston një mundësi e madhe që FIFA t’u japë dritën e gjelbër futbollistëve kosovarë që luajnë për ekipet e tjera kombëtare për t’iu bashkuar Kosovës. Rreth kësaj çështje, Kuçi është shprehur: “Ata (Shaqiri e Behrami, v.j.) luajnë për Zvicrën dhe kanë qenë pjesëmarrës në Botëror dhe në Evropian. Nuk është e lehtë t’ia kthesh shpinën. Kjo është një zgjedhje personale. Disa prej futbollistëve mund të duan të luajtur për Kosovën, kurse disa do të duan që të vazhdojnë aty ku janë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat