Dështon seanca për Ismail Morinën

Lajme

Dështon seanca për Ismail Morinën

Më: 6 maj 2016 Në ora: 15:52

Është shtyrë për të dytën herë pretenca për Ismail Morinën, i njohur ndryshe si “Ballisti”. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Bëhet e ditur se shkak është bërë mungesa e prokurorit, i cili do të paraqesë konkluzionet përfundimtare të gjykimit.

Kujtojmë se Ismail Morina u arrestua nga polica e Tiranës pak ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi së bashku me 3 persona të tjerë në rrugën “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, gjatë kontrollit, Morinës iu gjet në trup një pistoletë serbe e tipit “Zastava”.

“Ballisti” u bë i njohur pas ngritjes së dronit me flamurin e Shqipërisë etnike më 14 tetor 2014 në stadiumin e Beogradit.

Ai u justifikua se armën e mbante për vetëmbrojtje pas ngjarjeve të tetorit të një viti më parë në Serbi dhe se nuk kishte asnjë qellim tjetër.

Por krahas armëve policia i gjeti atij edhe 36 bileta te ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat