Demi: Uzurpimi filloi atë ditë që përfundoi lufta

Lajme

Demi: Uzurpimi filloi atë ditë që përfundoi lufta

Më: 6 maj 2016 Në ora: 15:09

Agron Demi, nga Instituti për hulumtime të avancuara GAP, pas aksionit të sotëm të Policië dhe Prokurorisë për të liruar pronat e uzurpuara, në Facebook ka shkruar se uzurpmi ka filluar ditën që kishte nisur lufta për çlirim.

Ironikisht, Demi ka theksuar se menjëherë pas luftës në hyrje të pasluftës ishte vendosur shenja “Victory”, që sipas tij ishte vendosur në pronë të uzurpuar publike.

Sipas Demit, liria, fitorja e uzurpimi janë një.

Shënimi i plotë i Demit:

Uzurpimi ka fillu atë ditë që ka përfundu lufta për çlirim.

Që në ditët e para të pasluftës, në hyrje të Prishtinës u vendos një kopje e "Statujës së Lirisë". Kjo statujë u vendos mbi objektin e hotelit "Victory", emri i së cilit nënkupton "fitoren". Statuja dhe hoteli u vendosën në pronë të uzurpuar publike. Uzurpim që zgjatë tani e 17 vite.

Andaj, Liria, Fitorja e Uzurpimi janë NJË.

Kot mundohen me hedh hi syve me deklarata për respektim të ligjit kryetarët e partive, kur zyret qendrore të PDK, LDK e AAK janë në objekte të uzurpuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat