Paralajmërohen aksione të reja kundër uzurpatorëve

Lajme

Paralajmërohen aksione të reja kundër uzurpatorëve

Më: 6 maj 2016 Në ora: 13:46

Pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës për të liruar pronat e uzurpuara në rajonin e Ferizajit dhe të Prishtinës, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka paralajmëruar edhe aksione të reja të këtij lloji.

Hyseni tha se tha se të gjitha këto po bëhen në mbrojtje të rendit dhe ligjit dhe luftimit të krimit.

Hyseni: Aksione, në luftë me krimin

Në Ferizaj në 7 raste dhe në Prishtinë 6 raste. Policia e Kosovës është duke liruar pronat e uzurpuara nga uzurpatorë të ndryshëm. Dhe natyrisht në pajtim dhe bashkëpunim të ngushtë me prokurorët, po ashtu Policia e Kosovës sot do të zhvillojë, nëse veç nuk ka filluar të zhvilloj, një aksion tjetër shumë të rëndësishëm, gjithnjë në kuadër të përkushtimit tonë për rend dhe ligj dhe për luftimin të gjitha llojeve të parregullsive dhe krimit”, tha ai.

Policia e Kosovës, me kërkesë të Prokurorive themelore në Ferizaj e Prishtinë ka nisur sot një aksion për të liruar hapësirat e uzurpuara.

Një konferencë për të njoftuar opinionin me detaje më të shumta është duke u zhvilluar tani, ku po flet kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat