Lumezi flet për aksionin e lirimit të pronave të uzurpuara

Lajme

Lumezi flet për aksionin e lirimit të pronave të uzurpuara

Më: 6 maj 2016 Në ora: 12:55

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi pritet që sot të flas për aksionin e lirimit të pronave të uzurpuara që është realizuar sot.

Lumezi ka thirrur një konferencë për media për këtë çështje që pritet të mbahet në ora 13:30.

Me kërkesë të Prokurorisë së Shtetit, Gjykata Themelore e Prishtinës dhe ajo e Ferizajt ka urdhëruar lirimin e 11 prona të uzurpuara.

Aksioni i lirimit të pronave është iniciativë e vetë kryeprokurorit të Shtetit. Aksione të tilla pritet të vazhdojnë edhe ditët në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat