Kadri Veseli hap Instagramin për të komunikuar me rininë (Foto)

Lajme

Kadri Veseli hap Instagramin për të komunikuar me rininë (Foto)

Më: 6 maj 2016 Në ora: 12:52

Nëpërmjet një njoftimi të postuar në Facebook, pretendenti për kryetar i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, ka treguar se i është “bindur” këshillave të djalit të vet dhe forumit rinor të Partisë Demokratike të Kosovës , dhe ka vendosur të hapi një llogari në rrjetin Instagram të titulluar @KadriVeseliKS.

Kjo vjen pak ditë pas hapjes së llogarisë në Twitter dhe pas një rritje të dukshme të ndërveprimit të tij në rrjetin Facebook gjatë kohëve të fundit.

Hapja e llogarisë së instagramit është një taktike e qartë komunikimi që synon të targetojë elektoratin e ri pasi dihet që ky rrjet social parapëlqehet kryesisht nga të rinjtë.

Po ashtu në qendër të instagramit janë fotografitë gjë që tregon një përqendrim tek forma e stili përveçse tek teksti e kontenti i mesazheve publike që aktorët politik duan të përcjellin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat