Thaçi: Pamjet e pakëndshme të situatave politike janë tejkaluar (Foto)

Lajme

Thaçi: Pamjet e pakëndshme të situatave politike janë tejkaluar (Foto)

Më: 6 maj 2016 Në ora: 11:01

(E plotësuar) -Situata politike dhe kundërshtimet e tri partive opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, ndaj koalicionit qeveritar, sipas presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tashmë janë tejkaluar.

Ai ka potencuar se mes partive në pushtet dhe partive opozitare është instaluar një komunikim dhe bashkëpunim normal. Këto deklarata Thaçi i bërë gjatë një takimi që pati me përfaqësuesit e shoqatës gjermane për politikë të jashtme.

Thaçi: Janë tejkaluar pamjet e pakëndshme të situatave politike

“Dua të konfirmoj se situatat e pakëndshme apo pamjet e pakëndshme të situatave politike që i kemi pasur në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti janë të tejkaluara. Është instaluar një komunikim më normal, një bashkëpunim më normal dhe mund të them që interesat strategjike të vendit - jemi duke punuar të gjithë institucionet, pozitë dhe opozitë. Dhe shembull më i mirë ishte edhe dje prezenca e të gjithëve në Kuvendin e Kosovës me rastin e fjalimit apo vizitës së Mogherinit në Kosovë. Pra, e ardhmja evro piane është ajo që na bashkon”, ka potencuar presidenti Thaçi.

Thaçi gjithashtu ka folur për të arriturat dhe lajmet e mira për Kosovën, si ato për anëtarësimin e Kosovës në UEFA, rekomandimin për liberalizimin e vizave dhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike në Rio De Zhaneiro. Por, ai ka theksuar se duhet të bërë edhe shumë punë për të shënuar progres më të fuqishëm.

I pari i shtetit, Hashim Thaçi gjatë fjalimit të tij në takim me përfaqësuesit e shoqatës gjermane për politikë të jashtme, ka potencuar se Kosova ka kushtetutën dhe kornizën ligjore më të mirën në rajon e më gjerë.

E kur Kosovës i ka mbetur edhe dy çështje për t’u përmbyllur, ajo e asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe demarkacionit me Malin e Zi, Thaçi premtoi se edhe këto çështje do të përfundohen.

Thaçi: Çështja e demarkacionit do të përmbyllet shpejtë

“Edhe sa i përket çështjes së demarkacionit - edhe në Kosovë është përmbyllur me tri vendet fqinje në këtë proces. Por do të vazhdoj të punoj që në kuadër të dialogut në Bruksel të përmbyllet sa më shpejtë edhe në Serbi”, ka treguar Thaçi.

Tani edhe si president i vendit, Hashim Thaçi tha do të mbështesë fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi siç është shprehur ai, kjo është e vetmja mënyrë për paqe, stabilitet, falje por edhe pajtim mes dy shteteve.

Tash kur pritet të rishikohet mandati i EULEX-it në Kosovë, për këtë mision u thanë fjalë të mira nga presidenti Thaçi. Ai tha se misioni i tij ka qenë i suksesshëm, por thekson që tani është në fazën e diskutimit për tranzicionin e këtij misioni duke i dhënë më shumë prioritet institucioneve vendore.

Thaçi: EULEX ka qenë mision i suksesshëm

“EULEX ka bërë një punë të mirë në Kosovë pavarësisht ndryshimeve. Unë besoj që ka qenë një mision i suksesshëm. Tash jemi në një fazë tjetër atë të diskutimit për tranzicion të këtij misioni duke iu dhënë sa më tepër prioritet institucioneve vendore që kanë krijuar përvojën e mirë. Kemi një qëllim të përbashkët”, tha Thaçi.

Ai ka ritheksuar se për të pasur më tepër sukses në sundimit e ligjit, Kosovës i duhet medoemos anëtarësimi në Interpol.

Në këtë takim Thaçi ka folur edhe për kërcënimet terroriste, duke bërë të ditur se në gjashtëmujorin e fundit, nuk ka pasur asnjë individ nga Kosova që ka marrë pjesë në luftërat terroriste në Siri apo Irak. Megjithëkëtë, ai tha se duhet të Kosova duhet të tregohet vigjilente dhe e kujdesshme.

Veç këtyre, Thaçi delegacionin nga Gjermania e ka njoftuar edhe me Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku tha se kjo forcë është e gatshme që të bëhet edhe armatë e Kosovës si një forcë e re multi-etnike.

Kosova ka forcën e sigurisë së saj që bashkëpunon ngushtë me NATO-n dhe është e gatshme që të bëhet edhe armatë e Kosovës si një forcë e re multi-etnike.

Thaçi: Qe gjashtë muaj, asnjë shtetas i Kosovës në konfliktin sirian

Në gjashtëmujorin e fundit, nuk ka pasur asnjë individ nga Kosova që ka marrë pjesë në luftërat terroriste në Siri apo Irak. Kështu është shprehur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili priti në takim përfaqësuesit e shoqatës gjermane për politikë të jashtme.

Thaçi më tej tha se situatat e pakëndshme politike që kanë pasur tashmë janë tejkaluar dhe është instaluar një bashkëpunim normal, ku të gjithë janë duke punuar për interesat strategjike të vendit. Sipas tij, shembulli më i mirë për këtë ishte takimi i djeshëm me Mogherinin.

Në këtë takim, i pari i vendit ka folur edhe rekomandimin për liberalizimin e vizave, anëtarësimin i Kosovës në UEFA dhe pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, që sipas tij, janë disa nga lajmet më të mira, të cilat i kemi pritur me padurim. Por, pavarësisht arritjeve, Kosova akoma ka shumë punë për të shënuar progres.

Thaçi pohoi se Kosova ka Kushtetutë dhe kornizë të mirë ligjore, prandaj sipas tij duhet të punohet edhe me drejtësinë, në mënyrë që askush mos t’i ik asaj.

“Ne jemi duke forcuar edhe komponentin e sigurisë dhe ajo është e gatshme të bëhet armatë e NATO –s”, ka thën ë Thaçi.

Më tej, ai ka thënë se kanë marrë veprime konkrete për luftimin e së keqes që paraqet kërcenim për paqen dhe stabilitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat