Pas mbylljes së ServusTV, reagon botuesi: Austria si Shqipëria!

Lajme

Pas mbylljes së ServusTV, reagon botuesi: Austria si Shqipëria!

Nga: F.D. Më: 6 maj 2016 Në ora: 10:27

Themeluesi i Red Bull dhe pjesëmarrësi i garave në Formula 1, Dietrich Mateschitz, shquhet edhe për hapjen e kanalit austriak ServusTV ku ka investuar 100 milion euro çdo vit, prej kur është hapur, 2009. Megjithatë, papritur ka ardhur deri te vendimi i mbylljes, për arsyet që multimiliarderi i bëri të qarta pak ditë më parë: investimet në televizion i kishin sjellë humbje.

Deri këtu gjithçka është në regull, por reagimi i botuesit të gazetës austriake Oesterreich, Wolfgang Fellner, ishte i pazakontë duke fyer Shqipërinë dhe rolin e medias atje. Ai ka shkruar një artikull për vendimin e Mateschitz duke e titulluar - Ne jemi Shqipëria e politikës mediale.

“Asnjëri nuk është më gjeni marketingu sesa themeluesi i Red Bull, Mateschitz. Fitoi respekt me kyqjen e tij edhe në botën mediale, megjithatë dështoi për dy shkaqe. Unioni i mediave ÖGB dhe ORF kanë shkatëruar skenën mediatike në Austri duke përfituar 600 milion euro nga Koalicioni i madh (SPO dhe OVF, dy partitë kryesore në Austri prej disa ciklesh zgjedhore), ndërsa televizionet tjera private kanë fituar vetëm 10 milion euro,” ka shkruar mes tjerash botuesi i gazetës, Fellner, njofton botasot.info. Kjo sipas tij e bën të pamundur hapjen e televizioneve private në Austri. “Andaj vendi jonë është në skenën mediatike republika e fundit sovjetike, dhe kjo është për t’u turpëruar,” e përmbyll ai melankolisht shkrimin.

Nuk e kuptojmë se pse e merr shembull në titull Shqipërinë, ku sëpaku aty gjen më shumë se çdo kund media private dhe në ranglistën e Freedom House qëndron para shumë vendeve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat