Kryeprokurori i Shtetit: Tetë milionë euro vlera e aseteve të sekuestruara, paralajmëron aksione edhe në Veri (Foto)

Lajme

Kryeprokurori i Shtetit: Tetë milionë euro vlera e aseteve të sekuestruara, paralajmëron aksione edhe në Veri (Foto)

Më: 6 maj 2016 Në ora: 10:05

(E plotësuar) - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, pas aksionit të sotëm për lirimin e pronave të uzurpuara në Ferizaj dhe Prishtinë, ka thënë se vlera e aseteve të sekuestruara sot është tetë milionë euro, derisa ka paralajmëruar se së shpejti do të shohim edhe aksione të reja të këtij lloji. Aksioni i sotëm në këto dy rajone të vendit është kryer me kërkesën e prokurorive themelore në Prishtinë dhe Ferizaj.

Ndërsa, majori i Policisë së Kosovës, Sherif Havolli tha se Policia e Kosovës do të zgjerojë hetimet në të gjitha rajonet, përfshirë edhe veriun e vendit.

Në konferencën për media u tha se ndaj uzurpatorëve është ushtruar kallëzim penal dhe janë sekuestruar mbi 50 hektarë tokë bujqësore dhe 7 lokale afariste.

Lumezi: Janë sekuestruar asete në vlerë mbi 8 milion euro

“Gjatë ditës së sotme në Prishtinë kanë marrë pjesë në aksionin për lirimin e këtyre lokaleve diku rreth 100 policë, të cilët kanë liruar 7 lokale dhe i kanë sekuestruar pronat e uzurpuara nga këta persona. Në anën tjetër, prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka filluar procedurën penale kundër këtyre personave…Vlera e sekuestrimit të aseteve gjatë ditës sotme që është bërë në territorin e Prishtinës dhe në territo rin e Ferizajt kap vlerën rreth 8 milion euro. Ky është aksioni i parë dhe unë shpresoj që edhe ë të ardhmen edhe për prona të tjera private të cilat janë të uzurpuara së shpejti në bashkëpunim me policinë e Kosovës do të marrim veprime për të u liruar”, tha Lumezi.

Ai tha se edhe në të ardhmen Prokuroria e Shtetit do të ndërmarrë veprime konkrete, gjithnjë në përputhje me ligjin duke i larguar të gjithë ata persona të cilët në mënyrë tën kundërligjshme i kanë uzurpuar pronat.

Major Shaip Havolli, drejtor i Hetimeve në Drejtorinë për Korrupsion ka thënë se aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara do të shtrihet edhe në pjesën veriore të vendit.

Havolli: Aksioni është i shtrirë edhe në pjesën veriore

“Të gjitha pronat e uzurpuara janë duke u trajtuar në nivel të vendit. Në të gjitha regjionet janë të ngarkuara njësitë e krime ve ekonomike dhe korrupsion, po ashtu edhe në Mitrovicë, si në atë Jugore edhe në atë Veriore. Ne kemi pasur takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë - dhe bazuar në raportet edhe të AKP-së që na vijnë - edhe nga pjesa veriore me të filluar këtë operacion, kanë filluar shumë qytetarë, të cilët kanë pasur një posedim ose i kanë pasur të uzurpuara disa lokale, kanë filluar që të lidhin kontrata vullnetare me AKP-në. Kështu që edhe në të ardhmen, në të gjitha regjionet priten aksione të tilla, përfshirë pjesën veriore”, tha Havolli.

Lumezi po ashtu tha se ky është vetëm fillimi i aksioneve të tilla. Sipas tij, aksioni do të zgjerohet edhe në largimin e uzurpatorëve të pronave private.

Lumezi: Ky është vetëm fillimi aksionit

“Ky është vetëm fillimi i punës së Prokurorit të Shtetit dhe policisë në largimin e uzurpatorë ve të cilët kanë uzurpuar pronat e ligjshme të personave të cilët i kanë blerë këto prona nga AKP-ja. Kemi edhe prona të tjera të cilat janë uzurpuar, që janë prona private…Sigurisht që do të kyçet edhe në pjesën veriore. Por jemi në proces të identifikimit të atyre pronave “, tha Lumezi.

Rastet në fjalë janë iniciuar pas raportimeve në media dhe Prokurori i Shtetit ka falënderuar të gjitha mediat për punën hulumtuese dhe informatat e tilla të dobishme nga të cilat janë iniciuar shumë raste të tjera që janë në proces e sipër.

Nga aksioni i realizuar sot në Ferizaj janë sekuestruar 3 pompa të derivateve, 1 depo në sipërfaqe prej 86 ari tokë, 56 hektarë tokë në regjionin e Ferizajt, ndërsa në Prishtinë janë sekuestruar tokë dhe ndërtesa si dhe 5 lokale në pjesë të ndryshme të Prishtinës, duke përfshirë lokalet edhe në qendrën e kryeqytetit.

***

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, pas aksionit të sotëm për lirimin e pronave të uzurpuara në Ferizaj dhe Prishtinë, ka thënë se vlera e aseteve të sekuestruara sot është tetë milionë euro, derisa ka paralajmëruar se së shepjti do të shohim edhe aksione të reja të këtij lloji.

Aksioni i sotëm në këto dy rajone të vendit është kryer me kërkesën e prokurorive themelore në Prishtinë dhe në Ferizaj.

Ndërsa, majori i Policisë së Kosovës, Sherif Havolli tha se Policia e Kosovës është duke kryer hetime në rajone të ndryshme të Kosovës, përfshirë edhe veriun e vendit.

***

Me kërkesë të Prokurorisë, sot Policia e Kosovës ka nisur aksion në rajonin e Prishtinës dhe Ferizajit për të liruar pronat e uzurpuara.

Kp ka ndjekur nga afër aksionin e Policisë së Kosovës në sheshin “Zahir Pajaziti” në lokalin “La Bocca”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se aksioni ka nisur në Prishtinë e Ferizaj për të liruar pronat që dyshohet të jenë të uzurpuara.

Ndërkohë, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ka paralajmëruar një konferencë për media në orën 13:30 lidhur me këtë aksion.

***

Nga disa hetime intensive që janë duke u zhvilluar që nga viti i kaluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës ndaj një grupi mirë të organizuar, sot Policia ka arrestuar nëntë persona të dyshuar në Prizren.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, ka zhvilluar hetime intensive që nga viti i kaluar, ndaj një grupi mirë të organizuar i të dyshuarve për vepra penale të krimit të organizuar si fajde, detyrim, kanosje dhe mashtrim”, thuhet në komunikatë.

Policia konfirmon se rasti ka qenë i selektuar sipas procedurës së përcaktuar në procesin e liberalizimit të vizave.

“Lidhur me këtë rast i cili është një nga rastet e selektuara që ka qenë i shenjëzuar sipas procedurës së përcaktuar në procesin e liberalizimit të vizave, janë kryer operacione policore me qëllim të identifikimit dhe të provuarit e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në të cilin deri më tani janë arrestuar (9) persona të dyshuar e të cilët janë në proces gjyqësor”, thuhet në komunikatë.

Sektori i Hetimeve të Integruara Financiare, ka vazhduar me identifikimin e pasurisë të këtij grupi krimi nal e që dyshohet se ka prejardhje nga veprimtaria kriminale.

“Kështu, në bashkëveprim me Agjensionin për Administrimin e Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe në përkrahje të njësive tjera policore, në bazë të urdhëresës nga gjykata kompetente, me datën 05.05.2016, PK ka ndërmarrë operacionin e quajtur “Kristal” dhe ka sekuestruar pasurinë e përfituar nga ana e të dyshuarve me vepra penale të krimit të organizua”, thuhet tutje.

Nga ky operacion i zhvilluar në Prizren janë sekuestruar:

Një hotel (448 m2)

Një restorant (327 me2) dhe veranda (92 m2)

Një objekt (24 m2)

Parcelë tokë (6664 m2)

Po ashtu, lidhur me këtë rast, ka pasur edhe sekuestrime të mëhershme të pasurisë, e cila dyshohet të jetë përfituar në mënyrë të kundërligjshme si para te gatshme prej 303.235,00 eurove, para te gatshme 1.100,00 frangave zvicerane, 700 gram ari dhe 7 vetura private.

Asetet e sekues truara i janë dorëzuar agjencionit përkatës për administrim.

Policia konfirmon aksionin për lirimin pronave

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Agjencinë Kundër Korrupsionit sot kanë nisur një aksion për lirimin e objekteve të uzurpuara në rajonin e Ferizajit dhe të Prishtinës.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj.

Hoxhaj tha se aksioni është duke u kryer në dy rajone të Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se sot, më 06.05.2016, Policia e Kosovës me Prokurorinë e Shtetit dhe AKP-në është duke zhvilluar një aksion për lirimin e pronave të uzurpuara. Aksionet janë duke u zhvilluar në dy rajone të Kosovës”, tha Hoxhaj.

Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Hekrem Lutfiu. Ai tha se në Prishtinë e Ferizaj, Policia e Kosovës, me kërkesë të Prokurorisë, është duke liruar disa objekte të uzurpuara.

“Me kërkesë të Prokurorisë janë duke u kryer disa aksione për lirimin e objekteve të uzurpuara në Ferizaj dhe Prishtinë”, tha Lutfiu.

Lutfiu dhe Hoxhaj thanë se për më shumë detaje opinioni do të informohet pas përfundimit të aksionit.

Policia e Kosovës konfiskon prona milionëshe të uzurpuara

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke realizuar një aksion në dy rajone të Kosovës.

“Mund të ju konfirmojë se sot, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit është duke realizuar një operacion policor në dy rejone të Kosovës”, ka thënë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se operacioni policor i shtrirë në dy rajone të Kosovës ka të bëjë me lirimin e pronave të uzurpuara në disa lokacionet të ndryshme.

***********************************************************

Prokuroria e Kosovës dhe Policia e Kosovës, pritet që pas pak minutash të nisin një aksion për konfiskimin e pronave të uzurpuara në Prishtinë dhe Ferizaj.

Media mëson se vlera e pronave të uzurpuara kap vlerën prej 8 milion euro.

Mësohet se arrestime nuk do të ketë por vetëm nëse Policia ballafaqohet me rezistencë të uzurpatorëve.

Njëra nga pronat më të madha që do të hetohet kap vlerën prej 3 milion euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat