Vendimi për Azem Sylën merret nesër

Lajme

Vendimi për Azem Sylën merret nesër

Më: 6 maj 2016 Në ora: 09:14

Para pak minutash ka përfunduar seanca gjyqësore për ish deputetin e PDK-së Azem Syla, i cili dyshohet për shpëlarje parash dhe krim të organizuar.

Gjykata ka vendosur që vendimi do të merret nesër pasdite.

Syla ishte dorëzuar sot paradite tek organet e rendit.

Edhe 51 persona të tjerë janë të dyshuar për krim të organizuar dhe shpëlarje parash.

Avokati i tij, Tomë Gashi gjithashtu ka thënë se vendimi për rastin e Azem Sylës do të merret nesër.

Gashi ka thënë se sipas Prokurorisë, në këtë rast si dëshmitarë kryesorë do të jetë Nazim Bllaca.

Gashi tha së paku njëri prej personave që janë në hetime është i vdekur, këtë e ka pranuar edhe prokurori gjatë shqyrtimit të sotëm.

Ja lista e plotë e 51 personave të dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat