Kadri Veseli, nga “i panjohuri” në lider shteti (Video)

Lajme

Kadri Veseli, nga “i panjohuri” në lider shteti (Video)

Më: 6 maj 2016 Në ora: 09:08

Ndonëse Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, ishin së bashku në luftë, publiku nuk i njihte njëjtë.

Thaçin gjithkush e dinte se ishte kreu politik i Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, e Veselin shumë pak kush kishte dëgjuar për të.

Veseli në luftë ishte njohur me nofkën “Luli” e pas luftës qëndroi nën hijen e të qenit Shef i Shërbimit Informativ të Kosovës.

Ndonëse njerëzit mund të kishin dëgjuar për të, të paktë ishin ata që e njihnin deri në ditën kur në mënyrë publike kumtoi mbylljen e SHIK-ut, katër muaj pas pavarësimit të Kosovës.

Nga ajo kohë ai i shpeshtoi paraqitjet publike deri më 2 nëntor 2012 kur edhe zyrtarisht Veseli e veshi petkun e politikanit duke u bërë pjesë e PDK-së së drejtuar nga Hashim Thaçi.

Pas paraqitjeve të pakënaqësive në PDK në dy palë zgjedhje Veseli u shfaq goxha aktiv, derisa Thaçi e emëroi si zëvendës të parë të vetin.

Kështu Veseli, për herë të parë u ulë në karrigen e deputetit dhe u zgjodh në krye të Kuvendit të Kosovës.

Pas përfundimit të mandatit të Presidentes Atifete Jahjaga, për të parin e vendit u zgjodh Hashim Thaçi e rrjedhimisht pozita e të parit të PDK-së mbeti pa figurën e tij.

Kjo gjë i hapi dyert Veselit që të konkurrojë për të parin e PDK-së, pozitë për të cilën ka shumë përkrahje nga bashkëpartiakët e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat