Sot fillon udhëtimi familjarizues për turizmin

Lajme

Sot fillon udhëtimi familjarizues për turizmin

Më: 6 maj 2016 Në ora: 08:32

​Për herë të parë në Kosovë po organizohet udhëtimi familjarizues për operatorët turistikë ndërkombëtarë, si dhe për disa gazetarë me qëllim që të stimulohet turizmi dhe të krijohen kontakte në mes të bizneseve turistike vendore dhe atyre të huaja.

Në udhëtimin familjarizues do të marrin pjesë 25 persona nga e gjithë bota, të cilët do të njoftohen me Kosovën për së afërmi. Mbrëmë ata janë të ftuar të darkojnë me zyrtarë të Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe përfaqësues të organizatave të tjera.

Kurse, sot do të vazhdojnë vizitën për në perëndim të Kosovës, më saktë në Bogë, Deçan, Junik e Gjakovë.

Të shtunën (7 maj) do ta vizitojnë Prizrenin, Brodin dhe Brezovicën. Të shtunën në mbrëmje do të jenë në Prishtinë në kuadër të mbrëmjes solemne, ku do të kenë mundësi të takohen me rreth 100 biznese vendore të fushës së turizmit.

Organizatorët e këtij udhëtimi familjarizues AltaVia me mbështetje nga Qeveria dhe USAIDit në Kosovë, kanë vizituar paraprakisht komunat e përfshira në program dhe kanë marrë pëlqimin e tyre për këtë vizitë, si dhe janë zotuar se do t’i mirëpre sin mysafirët ashtu siç e do tradita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat