O’Connell: Në Kosovë duhet të ketë mbrojtje juridike për investitorët

Lajme

O’Connell: Në Kosovë duhet të ketë mbrojtje juridike për investitorët

Më: 5 maj 2016 Në ora: 23:19

Investitorët investojnë aty ku mund të kenë përfitime. Deri tash, tregu në Kosovë nuk është i madh dhe rreziqet për investitorët janë të dukshme. Kështu ka shkruar, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili ka debatuar me miqtë e tij në rrjetin social ‘Facebook’.

Lidhur me çështjet ekonomike dhe investimet e huaja në Kosovë, O’Connell, ka shkruar se zbatimi i marrëveshjes së stabilizim-asociimit me BE – në do të stimulojë investimet, por sipas tij, duhet më shumë mbrojtje juridike për investitorët.

Lidhur me pyetjet e miqve të tij në ‘facebook’ për rekomandimin e liberalizimit të vizave, O’Connell u ka qartësuar qytetarëve se Britania nuk është anëtare e grupit të shengenit, prandaj nuk do të jetë pjesë e liberalizimit të vizave.

“Liberalizimi dëshmon se BE ka një ofertë të sinqertë për Kosovarët. Nëse Kosova punon shumë ne do t'ju mbështesim. Por kjo nuk do t'i zgjidh të gjitha problemet ekonomike. Qeveria e Kosovës duhet të punoj seriozisht në këtë drejtim. Programi i IMF-it është një fillim i mirë, implementimi i strategjisë së zhvillimit është gjithashtu i rëndësishëm”, ka shkruar O’Connell në përgjigjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat