Islami: Kadri Veseli ka vendosur të fusë në burg Adem Grabovcin e Xhavit Halitin

Lajme

Islami: Kadri Veseli ka vendosur të fusë në burg Adem Grabovcin e Xhavit Halitin

Më: 5 maj 2016 Në ora: 22:44

Analisti Gazemend Islami, përmes një postimi në facebook ka paralajmëruar Adem Grabvocin, Xhavit Halitin e gjithë garniturës politike të vjetër brenda PDK-së që ish shefi i SHIK-ut, ka vendosur me i fut në burg dhe të zbuloj vrasjet politike.

"Kadri Veseli po flet në Klan Kosova, po shpalos programin e tij për tu bërë Kryeministër. Po flet për drejtësi, krim ekonomik, po flet për vrasjet politike. Kadri Veseli po flet për reforma në PDK dhe Kosovë, po flet për të mirën e vendit". E unë ju themë, Adem Grabovcit, Xhavit Halitit, dhe gjithë garniturës politike të vjetër brenda PDK-së që ish Shefi i SHIK-ut, e ka vendos me ju fut në burg dhe me zbulua vrasjet politike. Ky është fillimi i një karriere politike të një njeriu, që natën e pat ditë, e ditën e pat natë. Urime Kryeministri i ri Kosovë, e opozita le ta luaj lojën e guxhave”, ka shkruar ai./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat