Mustafa-Vokrrit: Së bashku me ju në Budapest, e përjetova gëzimin por edhe frikën

Lajme

Mustafa-Vokrrit: Së bashku me ju në Budapest, e përjetova gëzimin por edhe frikën

Më: 5 maj 2016 Në ora: 22:30

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA.

Kryeministri Mustafa ka takuar sportistë, drejtues të federatave si dhe personalitete të shumta nga Kosova, Shqipëria dhe vendet tjera.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, Kryetari i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armando Duka, nënkryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Rainer Milkoreit, e shumë personalitete të tjera.

Kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar rëndësinë e pranimit të Kosovës në UEFA.

Duke qenë në Budapest me rastin e pranimit të Kosovës në UEFA, kryeministri Mustafa tha se e ka përjetuar edhe më shumë këtë ngjarje të madhe.

“Ju uroj të gjithëve këtë fitore shumë të madhe, anëtarësimin në UEFA. Unë isha së bashku me ju në Budapest, e përjetova gëzimin por edhe frikën me ju. Mirëpo, jam shumë i lumtur që sonte bashkërisht po kremtojmë këtu. Urime dhe shumë suksese”, tha kryeministri Isa Mustafa.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat