Veseli, për Limajn e Krasniqin: E kanë derën e hapur

Lajme

Veseli, për Limajn e Krasniqin: E kanë derën e hapur

Më: 5 maj 2016 Në ora: 22:11

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka theksuar se do t’i pranonte të ktheheshin në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), të larguarit nga partia, duke folur për dy ish-bashkëpartiakët e tij, Fatmir Limajn dhe Jakup Kransiqin.

Ai në emisionin Zona B, të Klan Kosova, ka thënë se ai do t’i respektojë të gjithë, duke shtuar se secili e ka rrugën e lirë.

“Deri në vitin 1999 na kanë bashkuar idealet e luftës. Ne kemi më shumë gjëra të përbashkëta se sa gjëra që na ndajnë. Ne duhet të bashkëpunojmë edhe nëse jemi parti të ndryshme”, ka thënë Veseli.

Ai ka theksuar se nuk e di që ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi të ketë pasur ndonjë fërkim të rëndë me Limajn dhe Krasniqi,, duke shtuar se “unë askujt nuk do t’i bëhem pengesë – do të bëhem ofertues, ofrues”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat