Lekaj: Thaçi i erdhi në tavolinë Ramushit

Lajme

Lekaj: Thaçi i erdhi në tavolinë Ramushit

Më: 5 maj 2016 Në ora: 21:55

“Edhe pse e kemi marre rekomandimin, prape qytetaret nuk kane me mujt me lëvizë menjëherë. Kushti i Demarkacionit asht i papranueshëm. Nuk e di pse ka pranuar Qeveria ose ka kërkua me u ratifiku marrëveshja”, tha ne emisionin Rrokum Roll, Pal Lekaj nga AAK.

“Na i lutemi Qeverise me u ule ne tavoline, me qenë se edhe Mali i Zi ka shprehë gadishmërin, se kjo asht e padrejte për qytetarin e vendit”, vazhdoi ai, duke tregu edhe një herë se s’kanë me marrë pjes ne seancën e ratifikimit te Demarkacionit me Malin e Zi.

Pal Lekaj vlerësoi se AAK e Nisma e kane mbajte fjalën e s’kane shku ne takim me Kryeparlamentarin Veseli, por qe kane marre pjese ne takime me ndërkombëtaret, si rasti i seancës se sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat