Veseli tregon çka e mbajti gjallë miqësinë e tij me Thaçin

Lajme

Veseli tregon çka e mbajti gjallë miqësinë e tij me Thaçin

Më: 5 maj 2016 Në ora: 21:31

(E plotesuar) Në intervistën e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova i është përgjigjur gazetarit Baton Haxhiu mbi biografinë e tij duke thënë se nuk e kishte planifikuar se do të kishte karrierë politike në të kaluarën.

“Nuk e kisha besuar kurrë që do isha në politikë. Po mos të kishin qenë rrethanat e rënda që kemi pasur. Po mos të kishte qenë robëria nuk do të isha marrë me politikë.”- u shpreh Veseli.

Po ashtu ai foli edhe për angazhimin e tij në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke thënë se asokohe nuk e kishte menduar që do të dilte në ballë të saj. Nëse tjetërkush do ta kishte marrë iniciativën për ta themeluar dhe drejtuar UÇK-në ai me kënaqësi do të ishte mjaftuar që të ishte një ushtar i thjeshtë i vendit të vetë pa pasur nevojë të ishte në krye. Ishte situata e tillë dhe mënyra se si rrodhën ngjarjet që e kushtëzuan karrierën e tij politike.

Për ta ilustruar këtë mungesë të ambicies në hapat e para të angazhimit të tij ai theksoi se “ Natyra ime është e tillë që nuk e pëlqen ekspozimin. “.Ai tha se pëlqen të bëj punët dhe rezultatet por jo detyrimisht protagonizmi.

***

Kadri Veseli i cili tashmë është i vetmi kandidat për të drejtuar Partinë Demokratike të Kosovës pas Konventës që pritet të mbahet të shtunën ka folur edhe për raportin me ish-liderin e tij Hashim Thaçin.

“Ishin rrethanat që i kërkonte vendi ynë që e mbajti gjallë miqësinë me Presidentin aktual”.

“Ishin idealet që i patëm për vendin tonë në një periudhë të vështirë. Asnjëherë s’na ka shkuar mendja se do të jemi këtu ku jemi sot, unë kryekuvendar e ai president”.

Veseli tregon madje pse nuk ka dashur të jetë asnjëherë i ekspozuar në publik.

“Kam dëshiruar të jem çdo herë aty ku ka qenë interesi i vendit tim. Nuk kam pasur shumë dëshirë të shfaqem, por kam qenë gjithmonë duke rrezikuar për vendin”.

“Asnjëherë s’kam hezituar të përballem me gjithçka që e ka kërkuar vendi im”.

“Kam pasur bashkëpunimin më të mirë me gazetarët e reporterët e luftës. Ua kam mundësuar qasjen në strukturat e UÇK-së, por s’jam ekspozuar kurrë”.

“I kam aranzhuar edhe takimet e intervistat e mediave ndërkombëtare me UÇK-në, por natyra ime ka bërë që të mos ekspozohem”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat