Pa Hasan Kadriun-Presheva a do të ishte sot Kosova në UEFA ? Hasani e nisi – Vokrri e bitisi!..

Lajme

Pa Hasan Kadriun-Presheva a do të ishte sot Kosova në UEFA ? Hasani e nisi – Vokrri e bitisi!..

Më: 5 maj 2016 Në ora: 19:44

Hasan Kadriu nga Presheva ka qenë menaxheri i parë shqiptar pranë FIFA-s, që ka lobuar për anëtarësimin e Kosovës në FIFA, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Ai ishte një personaliet që sot i mungon jo vetëm Preshevës, Kosovës Lindore, por sidomos futbollit shqiptar. Kadriu humbi jetën në rrethana tragjike në moshën 39 vjeçare në një atentat të përgatitur në Bullgari, në një udhëtim të tij zyrtar para 14 vitesh, më 18 shkurt 1998.. Hasan Kadriu ngado që shkoi e nderoi Preshevën, Kosovën, Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët.

“Bashkimi kombëtar është domosdoshmëri e kohës, s’ka ideal më të madh se liria dhe pavarësia kombëtare. Ç’kuptim ka jeta njerëzore kur s’i përket atdheut dhe lirisë, thoshte i ndjeri Hasan Kadriu, njëherësh menxher i parë shqiptar i FIFA-s.

“Sa herë të shkon mendja për futbollin shqiptar, s’do mend se aty përmendet edhe emri i të madhit Hasan Kadriu, menaxherit të parë shqiptar të FIFA-s, shkruan “Presheva Jonë”.

Në takimin e fundit që kishte gazetari i agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” me Presidentin e FIFA-s, Seep Blatter, kur u përmend emri i Hasan Kadriut, ai tha “Llum Kosova çfarë burra shqiptarë ka pasur. Hasani kur fliste me mua, kishet shumë dëshirë që Kosova të anëtarësohej në FIFA..dhe ja dëshira e tij gradulaisht po realizohet”.

Njeriu që e bëri Igli Taren të madh, por edhe shumë “Tare” të tjerë. Ishte ky Hasan Kadriu, nga Presheva, i cili, si shumë të tjerë, u dëbua nga pushteti serb, për të marrë rrugën drejt Shqipërisë, që aq shumë e deshi
Hasani ishte djalë i një familje të njohur patriotësh nga babai dhe nga nëna, familje të cilat në pikën me verilindore të Shqipërisë mbrojtën dhe vazhdojnë të mbrojnë me vendosmëri dhe shumë flijime dheun e shqiptarëve, të drejtat dhe krenarinë e tyre.

Një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Eusebio, që ndërroi jetë mëngjesin e së dielës, ishte një mik i madh i Hasan Kadriut nga Presheva.

Legjenda e futbollit nga Portugalia, Eusebio u pengua nga regjimi autoritar i Antonio Salazar për t’u angazhuar me një klub të huaj. Si një ish-i kolonizuar dhe i diskriminuar, ai i kishte dobësi shqiptarët. Këtë e kishte shprehur gjithmonë në takimet me mikun dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë, Hasan Kadriun nga Presheva.

Gjyshi i Hasanit ishte veprimtar i paepur i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Babai i tij Skënder Presheva, intelektual nga të paktit në Kosovë, burrë e patriot, me armë në dorë u angazhua për çlirim e bashkim kombëtar. Për këto angazhime një pjesë të mirë të jetës së tij e kaloi nëpër burgjet serbo-maqedonase.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat