Berisha: Liberalizimi i vizave nuk është “shkop magjik” për zgjedhjen e problemeve

Lajme

Berisha: Liberalizimi i vizave nuk është “shkop magjik” për zgjedhjen e problemeve

Më: 5 maj 2016 Në ora: 19:30

Deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha, është shprehur se liberalizimi i vizave nuk nënkupton zgjidhjen e shumë problemeve siç janë ato ekonomike, politike e sociale.

Ai përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook shkruan, se Kosova edhe përkundër këtij lajmi të gëzuar ka nevojë që shtetin dhe institucionet e saj të kapura të ia rikthej qytetarëve dhe funksionimit demokratik të saj.

Ja postimi i plotë i Zafir Berishën në Facebook:

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një veprim strategjik dhe politik i Bashkimit Evropian qe megjithatë ka qenë dhe është shumë domethënës për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Mirëpo liberalizimi i vizave nuk nënkupton zgjidhjen e shumë problemeve siç janë ato ekonomike, politike e sociale, kjo nuk nënkupton që koto probleme të zgjidhen me “shkopin magjik”

Kosova edhe pas liberalizimit të vizave do të ketë një president hajdut I cili në pozicionin që është ka ardhur me vota të kontrabanduara dhe metoda makiavelist.

Kosova do të ketë një kryeministër me 70 dosje në organet e drejtësisë për krim të organizuar dhe korrupsion, një kryeministër I cili ka bërë marrëveshje antikushtetuese dhe tepër të dëmshme me Serbinë në disfavor të vendit.

Kosova do të vazhdoj të lëngoj nga korrupsioni nga keqpërdorimi I parasë publike, nga tjetërsimi I pronës shoqërore, me shërbime shëndetësore jashtë standardeve, me arsim të përdhosur dhe me shërbime tjera publike të cilat janë privatizuar nga parapolitika e partive në pushtet dhe janë vënë në shërbim të individëve dhe grupeve të caktuara.

Kosova do të vazhdoj të jetë shtet jo funksional ku institucionet e Kosovës nuk kanë qasje në një pjesë të territorit të vendit, ku strukturat paralele serbe po e sfidojnë edhe më tej shtetin e Kosovës.

Prandaj mendoj se Kosova edhe përkundër këtij lajmi të gëzuar ka nevojë që shtetin dhe institucionet e saj të kapura të ia rikthej qytetarëve dhe funksionimit demokratik të saj”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat