Institucionet e drejtësisë duhet t’i zbardhin vrasjet politike!

Lajme

Institucionet e drejtësisë duhet t’i zbardhin vrasjet politike!

Nga: Diana BUNJAKU Më: 5 maj 2016 Në ora: 17:22

Ndonëse komisionari i BE-së ka kërkuar me këmbëngulje që lufta kundër krimit dhe korrupsion të thellohet dhe të vazhdojë, megjithatë në Kosovë kemi ende disa raste vrasjesh të personaliteteve të ndryshme politike e ushtarake, mediatike, që janë konsideruar dhe konsiderohen si vrasje politike.

Madje ka edhe të tjerë që janë të plagosur, kërcënuar madje edhe sulmuar në mënyra të ndryshme por që edhe pas 16 viteve e tutje, kanë mbetur të pa zbardhura. Viktimat e këtyre sulmeve apo të afërmit e tyre janë detyruar që të marrin rrezikun dhe të deklarojnë njerëzit, që kanë kryer apo që kanë urdhëruar të kryhen vrasjet apo sulmet e ndryshme, siç ka bërë edhe një nga viktimat e këtyre sulmeve veprimtari i LDK-së në Malisheve Fetah Rudi.

Analistet politik vlerësojnë se duhet një efikasitet dhe përgjegjshmëri më e madhe e institucioneve përkatëse të shtetit, që të bëj zbardhjen e këtyre rasteve dhe se klasa politike ka nevojë të lirohet nga dyshimet apo edhe faktet që inkriminojnë qoftë drejtuesish partish apo edhe Institucioneve të ndryshme.Sipas tyre, çdo krim duhet të zbardhet dhe çdo kriminel duhet të ndëshkohet, pasi ky duhet të jetë postulat kryesor i shtetit që po synojmë ta ndërtojmë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat