Në këto shtete do të mund të udhëtojmë pa viza

Lajme

Në këto shtete do të mund të udhëtojmë pa viza

Më: 4 maj 2016 Në ora: 21:01

Një lajm shumë pozitiv për kosovarët ka ardhur të mërkurën nga Brukseli, ku Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën.

Korriku mund të jetë muaji kur edhe përfundimisht kosovarët mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, sipas ministrit të Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, i cili ka thënë se ka edhe disa proceduraqë duhet ndjekur pas lajmit të mirë që mori Kosova sot.

Por, kush e përbën zonën Shengen? Në cilat shtete do të mund të lëvizin lirshëm kosovarët pas heqjes së vizave?

Zona Shengen tani mbulon 26 vende evropiane, 22 nga të cilat janë anëtare të BE-së dhe 4 jo-anëtarë: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda nuk kanë dashur të pranojnë heqjen e plotë të kontrolleve kufitare në hyrje të vendeve të tyre, dhe kështu kanë hequr dorë përfundimisht nga zbatimi i marrëveshjes. Katër anëtaret e reja – Bullgaria, Rumania, Qipro dhe Kroacia – janë detyruar ti bashkohen zonës së Shengenit.

Kjo do të thotë se kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në këto shtete: Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Francë, Lihtenshtajn, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër.

Por, mbetet e paqartë nëse kosovarët do të mund të udhëtojnë në vendet si Spanja, që jo vetëm nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, por as nuk e kanë pranuar pasaportën e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat