Mustafa: EULEX do të vazhdoj punën edhe pas qershorit

Lajme

Mustafa: EULEX do të vazhdoj punën edhe pas qershorit

Më: 4 maj 2016 Në ora: 20:56

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa thotë se mandati i EULEXI’it në vend do të vazhdojë edhe pas qershorit të këtij viti. Tha se për kompetencat e misionit europian është duke u debatuar por se është e sigurt se EULEX do të vazhdoj punën në Kosovë pasi institucionet nuk kanë arritur të argumentojnë se ky mision nuk i duhet vendit.

“Kur kemi zgjatë mandatin e EULEX’it para dy vjetëve kemi qenë të bindur se EULEX’i duhet të shkoj tani. Tani për tani mund të them se disponimi i Bashkimi Europian dhe SHBA’së është që EULEX duhet të qëndroj edhe më tutje në Kosovë. Tani është duke u zhvilluar debat ose dialog me Bashkimin Europian ku janë të kyçura edhe SHBA’të në formën që ata e shohin të arsyeshme që të kyçen në mënyrë që të flitet për mandatin e ardhshëm të EULEX’it sepse se cila do të jetë përgjegjësia e EULEX’it në të ardhmen. Do të thotë një pjesë është e lidhur me Gjykatën Kushtetuese, një pjesë është e lidhur me Gjykatën Speciale. Ne do të mundohemi që sa më shumë kompetenca ose pjesa dërmuese e kompetencave të kalojë në organet vendore, prokurorinë vendore dhe gjyqësinë vendore mirëpo pa marrë parasysh dëshirën tonë, sepse dëshira ime do të ishte që ne që nga qershori i këtij viti t’i bartim të gjitha kompetencat që ka EULEX’i në organet vendore por që situata flet që ata do të vazhdojnë të mbeten edhe më tutje sepse nuk kemi arrit t’i menaxhojmë disa situata në mënyrë që të japim argumente se EULEXI duhet të shkojë”, tha Mustafa.

Mandati aktual i EULEX’it skadon më 14 qershor 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat