Bashkësia ndërkombëtare po kërkon që Kosova ta thellojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Lajme

Bashkësia ndërkombëtare po kërkon që Kosova ta thellojë luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Nga: Rexhep Kastrati Më: 4 maj 2016 Në ora: 20:20

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, komsioneri i BE-së për çështje te brendshme dhe migracion, Dimitris Avramapolous pas kumtimit të lajmit për rekomandimit për liberalizim vizash për qytetarët e Kosovës, për veç vlerësimit që ka bërë për punën që kanë bërë institucionet e saj për të përmbushur kriteret e përcaktuara nga BE, tërhoqi vëmendjen edhe për qëndrimin e prerë sipas të cilit Prishtina duhet të bëjë edhe më shumë për luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Ky qëndrim ishte aq i qartë, sa që institucioneve të Kosovës nuk u mbetet tjetër pos ta marrin shumë seriozisht dhe të angazhohen maksimalisht që këto dy dukuri të luftën rrënjësisht.

Mirëpo, rasti i Azem Sylës, përkatësisht i arrestimit apo dorëzimit të tij, nxori në pah ndërlikueshmërinë e luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Është kështu për faktin se u alarmuan jo vetëm pjesëtarë të grupit të tij, por edhe segmente të ndryshme të shtetit dhe të shoqërisë, siç janë edhe mediat. Te një pjesë e biznesmenëve gazetarë u krijua hallakamë, u shkaktuar nervozë dhe u shua zelli për humor.

Po ashtu, ka informacione të ndryshme sipas të cilave arrestimi apo dorëzimi i Azem Sylës është negociuar. Pavarësisht nga këto, ky rast dëshmoi edhe për multietnicitetin e korrupsionit dhe krimit në Kosovë, si dhe përmasat rajonale të tij. Prandaj, edhe mundësia e luftimit të krimit dhe të korrupsionit në Kosovë, është një çështje që kalon përtej kapaciteteve profesionale dhe ligjore të Kosovës, dhe që kërkon një vullnet rajonal për të pasur sukses dhe efikasitet një luftë e tillë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat