Çollaku: Udhëtimi pa viza në korrik ose në vjeshtë

Lajme

Çollaku: Udhëtimi pa viza në korrik ose në vjeshtë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 19:58

Ministri Bekim Çollaku tha se korriku mund të jetë muaji kur edhe përfundimisht mund të hiqen vizat.

Pas rekomandimit të Komisionit Europian që qytetarëve të Kosovës t’iu hiqen vizat që nevojiten për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Europian që janë në zonën e Shengenit, korriku mund të jetë muaji kur edhe përfundimisht mund të hiqen vizat.

Këtë e ka thënë Ministri Bekim Çollaku në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku tha se ka disa procedura të tjera që duhet ndjekur pas lajmit të mirë që mori Kosova sot.

“Bëhet fjalë për një vendimmarrje që kalon në dy institucione, në Parlament dhe Këshill të Bashkimit Europian. Por këshilli nuk do ta trajtojë këtë gjë pa u trajtuar në parlament fillimisht. Se sa kohë do që të bëhet kjo gjë, ne nuk mund të përcaktojmë. Varet nga propozimi, ndryshimet eventuale. Nëse shikojmë praktikat ato janë të ndryshme, në rast të Shqipërisë e Bosnjës, kjo periudhë ka zgjatur 6 muaj, në rastin e Serbisë e Malit të Zi ka zgjatur 4 muaj. Ndoshta në rastin tonë kjo periudhë do të jetë më e shkurtër. Korriku mund të jetë një afat real nëse do të ketë dinamikë, por mund të jetë edhe në vjeshtën e hershme të këtij viti”, ka thënë Çollaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat