​Delawie uron Kosovën

Lajme

​Delawie uron Kosovën

Më: 4 maj 2016 Në ora: 19:54

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie në një postim në rrjetin social Twitter ka uruar qytetarët e Kosovës për vendimin e Komisionit Evropian, që të japë rekomandimin për liberalizimin e vizave.

Në postimin e tij, Delawie ka shkruar “Urime Kosovë, ne festojmë me ju”.

Urimit të tij, ai ia ka bashkëngjitur edhe statusin e shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mohgerinit, e cila kishte lajmëruar për rekomandimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat