'Vetëvendosje' kthehet në Kuvend

Lajme

'Vetëvendosje' kthehet në Kuvend

Më: 4 maj 2016 Në ora: 17:17

Për herë të parë pas një kohe të gjatë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nesër do të rikthehen në Kuvendin e Kosovës.

Ky vendim i deputetëve të kësaj Lëvizje do të vlejë vetëm për seancën e nesërme solemne të Kuvendit të Kosovës ku do të pritet Federica Mogherini, shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka thënë shkurt për zerin, se deputetet e kësaj Lëvizje do të marrin pjesë në këtë seancë, pasi është seancë solemne.

“Po, nesër marrim pjesë, meqë seanca është solemne dhe ne kemi marrë pjesë edhe më herët në seanca të tilla”, ka thënë Krasniqi.

Pjesëmarrjen në këtë seancë solemne e kanë konfirmuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat