Bota sot: Cila është e vërteta, e zjarrit të madh, që shkatërroi të dielën e Pashkëve, Kishën Ortodokse Serbe në Manhatan!?

Lajme

Bota sot: Cila është e vërteta, e zjarrit të madh, që shkatërroi të dielën e Pashkëve, Kishën Ortodokse Serbe në Manhatan!?

Nga: Beqir SINA, New York City Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:52

MIDTOWN - NYC : Hetuesit nga Departamenti i Policisë së qytetit të Nju Jorkut, dhe ekspertët e qytetit të Mbrojtjes nga Zjarri, kan dy ditë prej të hënës, që janë duke u përpjekur të kuptojn se çfarë ishte shkaku i djegës shkatërrimtare, e një Kishe ortodokse serbe - 160-vjeçare Manhattan, në mes të qytetit të Nju Jorkut.

Autoritet njujorkeze, thuhet se për këtë rast kanë nisur hetimet, intensive, duke e konsideruar djegjen e Katedrales së Shën Savës, të dielën, më 1 maj, 2016, në Manhattan - Nju Jork, si një ngjarje e rëndë për qytetin, mbasi, kjo kishë 160 vjeçare, ishte shpallur si një objekt i rendësisë së veçantë “The New York Landmarks Conservancy” dhe ruhej i mirëmbahej nga fondet për kulturë të qytetit të Nju Jorkut.

Kurse, Autoritetet, e Katedrales së Shën Savës, dhe Konsullia e Përgjith-shme, e Serbisë, në New York, Mirjana Zivkovic, pas ngjarjes, bëhet e ditur se kan kërkuar urgjentisht zbardhjen e këtij rasti.

Për djegien e kishës ortodokse serbe më 1 maj në Manhattan të New York-ut, disa anëtarë të katedrales ortodokse serbe të Shën Savës në Nju Jork, në medien sociale, Facebook, por edhe gazeta serbe Kurir, po akuzon shqiptarët, për vënje të “qëllimeshme”.

Bota sot, në Nju Jork, ka mësuar se përdorimi i komenteve dhe konspiracionit të mediave sociale, ka dërguar në vend-ngjarje, për dy ditë me rradhë, inspektorët e Departamentit të Zjarrfikësve, dhe hetuesit e Policisë, për të inspektuar vendin e ngjarjes, pasi një zjarr masiv i shkallës 4 të alarmit, dogji duke e shkattërruar plotësisht, Kishën ortodokse serbe të Shën Savës, vendosur në 15 West 25 Street në Manhatan.

Ndërsa, vetë, Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasi, i cili shkoi menjëher në vendngjarje, duke komunikuar dje me gazetarët, nuk pranoi mundësinë që zjarri ishte vendosur me qëllim dhe nuk bëri komente, për këtë.

Zyrtarët e Departamentit të Ndërtesave të Rendësisë së Veçantë të Qytetit, thanë për mediat loakle, se Kisha Ortodokse Serbe - Shën Savës, vendosur në 15 West 25 Street në Manhatan, nuk ishte në asnjë shenjë për rrezik të menjëhershëm të kolapsit, para zjarrit të së dielës.

Për djegien e Kishës ortodokse serbe më 1 maj në Manhattan të New York-ut, gazeta serbe Kurir, shkruan shtypi koosvar, po akuzon shqiptarët e Amerikës.

Ku, sipas Kuririt, të Beogradit, shqiptarët i vunë zjarrin kishës , sepse simbas tyre, ata i urrejnë serbët dhe për festën e Pashkëve kanë vendosur t’ua djegin Kishën e tyre.

Ndërsa, në versionin tjetër, të Kurir, në mediat sociale , serbet, e akuzojnë “Mafian shqiptare”, në vënje zjarri të qëllimshme.

“Mafia shqiptare, shkruajn ata, e cila është shumë e madhe dhe e fortë në Amerikë, ka organizuar djegien e kishës së Shën Savës në New York”, simbas Kurir.

“Kisha serbe është djegur nga firma e ndërtimit në Manhattan, dhe për këtë punë, është e përfshirë edhe mafia shqiptare. Komplot në të cilën kisha është e vendosur në zemër të New York-ut, në Manhatan, dhe ka tërhequr shumë investitorë qe dëshirojnë të ndërtojnë godinë banimi”, thuhet ne analizën në Kurir.

Ndërkohë, njofton Bota sot, se shtypi njujorkez, ka zbuluar pas ngjarjes se Autoritetet e Katedrales ortodokse serbe të Shën Savës në W. 25 St, Nju Jork, të cilët janë edhe pronarët e saj, ishin përfshirë, vitet e fundit, në një betejë ligjore, me kompaninë e ndërtimeve Madison equities.

Të cilat, si shkruan shtypi, njojorkez u kan kërkuar Autoriteve të qytetit të Nju Jorkut, lejen për të ndërtuar një pallat 32-katësh - konsolit, dhe se ndërtimin do ta bënin në një ngastër të tokës, e cila është në pronësi të Kishës, por pa e dëmtuar atë, megjithse 32 katshi kishte për ta bllokuar shikimin e Kishës.

Kompania prestigjoze, e ndërtimeve Madison, e cila ka eskluzivitetin e ndërtiemeve të larta në Nju Jork, thotë se kishte akuzuar më parë Autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe - Shën Savës, vendosur në 15 West 25 Street në Manhatan, se :“Ata, kishin thyer kontratën e firmosur prej tyre, duke e bërë një marrëveshje me një ndërmjetësi me një Firmë të Pasurive të Patundshme, që do të jepte atyre një plan tjetër zhvillues me një tarifë 13.5 milionë dollar, vetëm për ngastrën e tokës.

Gjykata e Nju Jorkut, simbas shtypit, e hodhi poshtë padinë e Kompanisë së Ndërtimeve Madison-në dhjetor, kështu shkruan shtypi njoujorkez .

Mirëpo, avokatët e kompanisë Madison, thonë, simbas shtypit, se ata nuk kanë në plan për të ndërtuar 32 katshin, por kanë apeluar vendimin e gjyqtarit për të mbuluar dëmet, që u ka shkaktuar thyerja e kontratës nga zyrtarët e Kishës Ortodokse Serbe - Shën Savës, vendosur në 15 West 25 Street në Manhatan - New York.

Siç dihet një zjarr i madh e ka shkatërruar, tërësisht Kishën ortodokse serbe në qendër të Manhattan, Nju Jork, në ditën që të krishterët ortodoksë ishin duke festuar Pashkët e Shenjtë.

Në aksionin për shuarjen e zjarrit, të dielën morën pjesë 170 zjarrëfiks, ndërsa vënja nën kontroll e fakëve ka zgjatur disa orë.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Zjarri, i qytetit, Daniel Nigro, i tha shtypit vendas ,se shkaku i zjarrit, nuk dihet ndersa autoritetet vazhdojnë hetimet.

"Ne jemi të gjithë të gjallë, por Kisha është zhdukur - nuk ka ngleur asgjë më nga ajo“, tha famullitari i kësaj, Kishe Fr. Djokan Majstorovic, i cili tha se ndodhej në shtëpi kur ra zjarri.

Ai tha se shkoi në Kishë, kur e njoftuan Zjarrfikësit , dhe pa se flakët e kishin përfshirē gjithë Kishën , nga zjarri, që simbas zjarrëfiksve filloi rreth orës 6:30 të darkës , sipas kohës lokale.

Përveç kësaj, NYPD thuhet se ka kërkuar një Niveli 1 Mobilizimi në vendin e zjarrit për kontrollin e banasave të tjera, ato për rreth saj dhe sigurimin e njerëzve.

Katedralja ortodokse serbe të Shën Savës, është një kishë historike e vendosur në 15 West 25 Street në mes rrugës Broadway dhe Amerika Avenue në lagjen nomade e Manhattan, New York City.

Katedralja thanë gazetarët është e stilit Gothic Revival-style është e ndërtuar në vitin 1850 vepër e arkitektit Richard M. Upjohn. Famullia serbe ishte pjesë e Kishës Episkopale për disa dekada deri në vitin 1915.

Kisha Ortodokse Serbe, thuhet se është blerë si Kishe ortodokse serbe , e përcaktuar një pikë referimi e këtyre besimtarëve në qytetin e New York , nga Dioqezës Ipeshkvnore në Nju Jork në vitin 1943.

"Në këtë pikë, të kësaj djegje shkatërrimtare, nuk është e qartë nëse ndonjë nga ikonat dhe pikturat e strukturës mund të ruhen dhe të riparohen," tha një zyrtare e kishës Lidija Nikolic. "Kjo është dëshira jonë për të ruajtur të gjitha ato që mund të ruhen nga katedralja Shën Sava, mbasi kemi pasurinë tonë të çmuar për brezat e ardhshëm e të krishterëve ortodoksë serbë dhe të gjithë njujorkezët.” tha Nikoliç./BOTA SOT




Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat