Reagimi i mediave serbe, pas rekomandimit për viza

Lajme

Reagimi i mediave serbe, pas rekomandimit për viza

Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:40

Rekomandimi i Komisionit Evropianit (KE) për liberalizim të vizave, është bërë lajm edhe në mediat serbe.

Mirëpo, përkundër reagimeve negative të lajmit të djeshëm për pranimin e Kosovës në UEFA, ky i sotshmi nuk është pritur edhe aq keq.

Në shumicën e mediave serbe, përfshirë edhe në ato me qasje nacionaliste, lajmi për rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, ëshë trajtuar drejtë dhe pa i dhënë konotacione të ndryshme.

Kurir. rs, i njohur si mediumi më proqeveritar në Serbi, tekstin për liberalizim e ka titulluar: “Drita e gjelbër nga Brukseli: qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në BE pa viza”.

Gjithashtu, ky lajm ka gjetur vend të rëndësishëm edhe në mediat tjera serbe, por edhe të rajonit e më gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat