Sejdiu: Vendimi i KE-së për viza dëshmon ecjen e Kosovës

Lajme

Sejdiu: Vendimi i KE-së për viza dëshmon ecjen e Kosovës

Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:30

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka uruar qytetarët për rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian për heqjen e vizave për kosovarët.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se vendimi i sotëm hap një kaptinë të re për Kosovën në proceset e zhvillimit të saj.

Sejdiu ka vlerësuar se me këtë vendim KE ka vlerësuar pozitivisht ecjen e Kosovë në të gjitha etapat e zhvillimit të saj.

Lexoni postimin e plotë të Sejdiut në Facebook:

Një vendim historik për Kosovën

Vendimi i sotëm i Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Kosovën pa dyshim se hapë një kaptinë të re në proceset e zhvillimit të saj të përgjithshëm. Me këtë vendim Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht ecjen e Kosovës në të gjitha etapat e zhvillimit të saj si shtet i pavarur, karshi gjithë sfidave të rënda që i ka pasur. Ky vendim forcërsisht shpreh bindjen e gjithë vendeve anëtare të BE-së se ata pa dilema besojnë në përcaktimin e qytetarëve të Kosovës dhe në fuqinë e shprehjes së identitetit të tyre me vlera të njëmendëta civilizuese , me vlera dhe tipare të trungut euro – perëndimor të cilit i takojmë gjeografikisht dhe kulturalisht.

Jam i bindur se Kosova dhe njerëzit e saj do ta dëshmojnë këtë identitet dhe këtë përcaktim të pa dilemë, duke e shpejtuar hapin edhe në proceset e tjera integruese.

Urime vendi im i dashur!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat