Krasniqi: Më mirë se kurrë

Lajme

Krasniqi: Më mirë se kurrë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:28

Jakup Krasniqi i Nismës për Kosovën ka uruar qytetarët e Kosovës për dhënien e rekomandimit për heqjen e vizave për qytetarët e vendit.

Dje dhe sot, qytetarët e Kosovës morën dy lajme shumë të gëzuara.
I pari, ishte pranimi në UEFA dhe
I dyti, lajmi për liberalizimin e vizave.
Nuk kam asnjë dyshim që të dy këto lajme të mira, janë të drejta të vonuara, por më mirë vonë se kurrë.

Çdo qytetarë i Kosovës, edhe ata që janë në krye të institucioneve, edhe ata që ishin, si edhe ata që mund të vijnë nesër, duhet ta dinë se këto lajme të mira për vendin dhe qytetarët, nuk janë vepra individuale të askujt. Janë vepra të qytetarëve të Republikës së Kosovës, e sidomos të atyre që dhanë gjithçka për Republikën!

Bile ata që po vrapojnë t’i përvetësojnë këto lajme të mira, janë ata që kanë kontribuar dhe kanë kontribuar shumë që të vonohen!
Unë nga zemra Ju uroj qytetarëve të Kosovës për këto lajme të mira!
Qytetarët e Kosovës meritojnë edhe më shumë se kaq!
Urime Kosovë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat