KE-ja vendos shtyrjen e kontrolleve në kufijtë e brendshëm për pesë shtete

Lajme

KE-ja vendos shtyrjen e kontrolleve në kufijtë e brendshëm për pesë shtete

Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:16

Komisioni Evropian autorizoi sot një zgjatje të posaçme për gjashtë muaj të kontrolleve në kufijtë e brendshëm të pesë shteteve të hapësirës Schengen, një masë që pritet të respektohet nga 28 shtetet anëtare të BE-së.

“Këto masa jashtë rregullit të zakonshëm të marrëveshjes së lëvizjes së lirë të Schengenit u përfshinë vitin e kaluar përballë presionit migrator. Vendet e sipërcituara nga një zgjatje e mundshme e kontrolleve janë Gjermania, Austria dhe tre shtete skandinave, Danimarka, Suedia, Norvegjia”, sqaroi DHimitris Avramopoulos, komisioneri evropian për Migracionin, gjatë një konference shtypi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat