Nishani uron Mustafën dhe Thaçin nëpërmjet telefonit

Lajme

Nishani uron Mustafën dhe Thaçin nëpërmjet telefonit

Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:09

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kyeministrin Isa Mustafa, ku i ka uruar për vendimin e sotëm të Komisionit Evropian që vendosi propozimin për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë në hapësirën ‘Shengen’.

“Presidenti Nishani uroi homologun Thaçi dhe kryeministrin Mustafa për suksese të tjera të mëtejshme të Kosovës në rrugën e integrimit dhe anëtarësimeve në institucione dhe organizata ndërkombëtare", thuhet në komunikatën e lëshuar nga Presidenca e Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat