A do ta respektojë Spanja vendimin për vizat? Ja çfarë thotë Avramopulos!

Lajme

A do ta respektojë Spanja vendimin për vizat? Ja çfarë thotë Avramopulos!

Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:04

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, gjatë një konference për media tha se tha tanimë qytetarët e Kosovës disponojnë edhe pasaporta biometrike.

Lidhur me pyetjen rreth mundësisë së kosovarëve që të udhëtojnë drejt Spanjës, pasi që ky vend nuk e ka njohur Kosovën, ai ka thënë se kjo çështje u takon autoriteteve spanjolle.

“Kjo pyetje do duhej t’ju drejtohej autoriteteve të Spanjës. Shpresoj që Spanja do tua njoh një të drejtë bazike qytetarëve të Kosovë drejt BE-së, pasi Kosova është në zemër të Evropës, dhe po flasim për 400 mijë – 500 mijë posedues të pasaportave biometrike”, ka thënë ai.

Ndërsa Komisioneri për Migracion, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, tha se Spanja është një nga vendet e BE-së dhe do të di si ta menaxhoj këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat