Jahjaga: Evropa sot fuqizohet si pikë reference për përparimin tonë

Lajme

Jahjaga: Evropa sot fuqizohet si pikë reference për përparimin tonë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 14:27

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se qarkullimi i lirë do të na mundësojë t'i forcojmë vlerat evropiane, të krijojmë lidhje të reja mes njerëzve dhe fusha të reja të bashkëpunimit.

Po ashtu, Jahjaga ka thënë se nga ky rrugëtim është së afrimi me Bashkimin Evropian në praktikë dhe në frymë nënkupton reforma të thella dhe përgjegjësi për vendimet e përditshme që i marrim në ndërtimin e shtetit tonë

“Sot Komisioni Evropian dërgoi mesazh të fuqishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët tash bëhen pjesë e ëndrrës evropiane dhe forcues të vlerave të saj. Për ne, Evropa sot fuqizohet si pikë reference për përparimin tonë ekonomik, politik dhe demokratik.

Qarkullimi i lirë do të na mundësojë t'i forcojmë vlerat evropiane, të krijojmë lidhje të reja mes njerëzve dhe fusha të reja të bashkëpunimit.

Nëse e kemi mësuar një mësim nga ky rrugëtim është së afrimi me Bashkimin Evropian në praktikë dhe në frymë nënkupton reforma të thella dhe përgjegjësi për vendimet e përditshme që i marrim në ndërtimin e shtetit tonë.
Urime të gjithëve!”, ka shkrur Jahjaga në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat