BE-ja hapë dyert për qytetarët e Kosovës

Lajme

BE-ja hapë dyert për qytetarët e Kosovës

Më: 4 maj 2016 Në ora: 14:20

Përfaqësuesi i Be në Kosovë, Samuel Zhbgar ia ka dorëzuar Kryeministrit Isa Mustafa rekomandimin per liberalizimin e vizave.

Me këtë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një konference të jashtëzakonshme, ka deklaruar se kjo është një ditë e madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.

"Për ne sot është dite e madhe sepse kjo është një ngjarje e rëndësishme për vendin tonë. Për qytetarët tanë është hapur një rrugë politike, ekonomike dhe demokratike", tha ndër të tjera Mustafa.

Sipas Kryeministrit Mustafa, Kosova më në fund i ka plotësuar kushtet që qytetarët e saj të lëvizin të lire më gjithë kontinentin.

Ai theksoi se liberalizimi dëshmon ne vete perspektiven për qytetarët e Kosoves.
“Liberalizim i vizave, do të jetë test i madh për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Mustafa ka falënderuar BE-në dhe përfaqësuesit e shteteve që kanë përkrahur Kosovën.
Ndërkaq, Ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku ka thënë se vendimi i hapjes së dyerve në BE është vendim për popullin më proevropian.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i lartë i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ditën e sotme e ka quajtur si ditën më të rëndësishme në jetën e tij.

Me kënaqesi e kam pritur diten kur do të them se procesi i liberalizimit ka filluar. Të gjithë duhet të jeni krenar për këtë projekt që e kemi arritur se bashku.

Ndryshe, ky është vetëm procesi i fillimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, pasi pritet të përfundojnë edhe disa procedura në mënyrë që qytetarët e Kosovës, të lëvizin të lirë në Evropë. Për këtë duhet të vendosin Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian. /M.Lakna

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat