Haxhiu: Veprimet e opozitës ndihmuan në avancimin e Kosovës

Lajme

Haxhiu: Veprimet e opozitës ndihmuan në avancimin e Kosovës

Më: 4 maj 2016 Në ora: 14:16

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një publikim në rrjetin social Facebook, ka thënë se janë veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës ato që ndikuar në avancimin e Kosovës.

Sipas saj, ata që thoshin se opozita po e prishin imazhin e Kosovës me veprimet në Kuvend, gabuan, pasi u dëshmuar e kundërta.

“Qeveria, ca deputetë dhe ca analistë na thonin "po e prishni imazhin me veprimet në Kuvend", por dje dhe sot u dëshmua e kundërta. Me veprimet tona përbrenda Kuvendit dhe jashtë tij, ne edhe i ndalëm marrëveshjet e dëmshme për vendin dhe qytetarët por edhe ndihmuam në avansimin e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat